E tradhtoi sërish, Khloe Kardashian fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Tristan Thompson

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 12:23
E tradhtoi sërish, Khloe Kardashian fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Tristan Thompson

Khloe Kardashian po e mban kokën lart pas ndarjes nga Tristan Thompson pak javë më parë.

Pas ndarjes nga basketbollisti, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është fotografuar për herë të parë duke u larguar me vajzën 3-vjeçare True Thompson, raporton “Yahoo”.

Nënë-bijë u fotografuan në Los Angeles, dhe Khloe nuk e kishte unazën e madhe prej diamanti që ka qenë gjithnjë në dorën e saj muajt e fundit.

Shëtitja e Khloe me True përkoi me lajmin se ajo dhe lojtari i Boston Celtics ishin ndarë.

Pas lajmeve se Tristan e kishte tradhtuar sërish bukuroshen e televizionit, Khloe nuk mundi të duronte më dhe vendosi të ndahej.

“Khloe vërtet u përpoq, por në fund të fundit, u ndje shumë e tradhtuar nga ai. Ajo i ka dhënë fund dhe thotë se nuk do të kthehet më“- tha një perosn i brendshëm.

Edhe pse janë ndarë disa javë më parë, dyshja vazhdon të takohet për shkak të vajzës së tyre, True.

Khloe dhe Tristan u ribashkuan në muajin tetor të vitit të kaluar, kur ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë.

(Kosova Sot Online)