Ermal Fejzullahu dhe Gjiko e nisin verën me bashkëpunimin e ri ‘Sa t’kom dasht’

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 14:31
Ermal Fejzullahu dhe Gjiko e nisin verën me bashkëpunimin e ri ‘Sa t’kom dasht’

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Gjiko kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të ri.

“Sa t’kom dasht” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Kënga është produkt i producentit ‘Big Bang’ në studion ‘RedBox Entertainemnt’, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Gjiko dhe Skerdi.

“Sa t’kom dasht” vjen për publikun edhe me një klip mjaft veror, me skena që janë xhiruar në bregdetin shqiptar.

Ermali dhe Gjiko ndër vite kanë treguar se dinë të jenë të suksesshëm në bashkëpunime, pasi kënga e tyre e vitit 2016, e titulluar “Hajmali” ishte një hit i padiskutueshëm me mbi 16 milionë klikime në “YouTube” deri më tani.

(Kosova Sot Online)