Futbollisti i njohur sot feston ditëlindjen, merr urim special nga bashkëshortja

  • G.G /
  • 28 June 2021 - 11:07
Futbollisti i njohur sot feston ditëlindjen, merr urim special nga bashkëshortja

Milot Rashica publikoi një fotografi në rrjete sociale derisa zbuloi se sot mbush 25 vjet.

Ai shihet u ulur në një ulëse derisa ka veshur një veshje sportive me ngjyrë të zezë duke e kombinuar me një palë atlete ngjyrë të gjelbër.

Tutje, dukjes së tij ai i ka shtuar një çantë dhe një palë syze.” Faleminderit Zotit që shtoi edhe një vit në jetën time”, shkroi në përshkrimin e postimit teksa mori urime të shumta nga fansat, miqtë dhe ndjekësit.

Ndërkohë, nuk ka se si të mungon edhe urimi nga bashkëshortja e tij Belkiz Kera e cila ka publikuar momente familje me bashkëshortin duke i bërë edhe një dedikim.

“Gëzuar Ditëlindjen për burrin tim të mahnitshëm, i cili nuk pushon duke më mahnitur. Faleminderit për atë që jeni, dhe gjithçka që bëni. Unë dhe Tian jemi kaq me fat që të kemi në jetën tonë. Të dua shumë”, shkroi ajo.

Ndryshe, Milot Rashica krahas profesionit si futbollist është edhe tejet i përkushtuar ndaj familjes së tij.

(Kosova Sot Online)