Ç’po kurdisin? Rita Ora zhvillon një takim me Jennifer Lopez

  • G.G /
  • 28 June 2021 - 14:16
Ç’po kurdisin? Rita Ora zhvillon një takim me Jennifer Lopez

Rita Ora dhe Jennifer Lopez mesa duket kanë bashkuar forcat për të sjellë një hit së bashku, pasi zhvilluan një takim në Los Angeles. Burime pranë tyre janë shprehur se 51 vjeçarja dhe këngëtarja shqiptare diskutuan për muzikë dhe ndoshta për një film së bashku.

Një burim tha për gazetën britanike “The Sun”: “Jennifer është një fanse e madhe e Ritës dhe anasjelltas. Ata kanë dashur prej kohësh që të bëhen bashkë dhe më në fund oraret e tyre korresponduan pasi Rita përfundoi xhirimet e ‘The Voice’ në Australi.

“Trajektorja e karrierës së J.Lo është diçka që Rita dëshiron shumë të imitojë. Kishte një ndjenjë të vërtetë të një vlerësimi të ndërsjellë midis grave dhe nëse ato arrijnë të punojnë së bashku për një këngë ose film, do të jetë e pabesueshme.”, tha më tej burimi. 

(Kosova Sot Online)