Çfarë fsheh nën bluzë Georgina Rodriguez gjatë ndeshjes Portugali- Belgjikë?!

  • G.G /
  • 28 June 2021 - 16:20
Çfarë fsheh nën bluzë Georgina Rodriguez gjatë ndeshjes Portugali- Belgjikë?!

E fejuara e Cristiano Ronaldos nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e futbollit të të dashurit të saj. 

Edhe në ndeshjen e fundit të Euro 2020, Portugali-Belgjikë ku skuadra e Ronaldos humbi 1-0, Georgina u pa në tribunat e stadiumit.

Në fotot e publikuara në rrjete sociale bukuroshja 27-vjeçare u pa e veshur me një bluzë të bardhë, por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte ajo çfarë Georgina fshihte brenda bluzës.

Spektatorët ulur pranë saj vunë re një gjë: antena e zezë që dilte nga bluza e saj .

Siç duket super ylli e preferuara e Cristiano Ronaldo, është i pajisur me një mikrofon pa tel për nevojat e një dokumentari të Netflix që do të hedhë dritë mbi jetën e çiftit, ku protagoniste e dokumentarit do të jetë Georgina. 

Me ndihmën e antenës me tela, bisedat në shtëpinë e Ronaldos / Rodriguez do të regjistrohen. 

Sigurisht, regjistrimet nuk do të jenë vetëm në atë që po ndodh në shtëpinë e tyre, por edhe atë që ndodh në fushë.

Georgina dhe Ronaldo u takuan për herë të parë në vitin 2016 dhe që prej asaj kohe janë çift .

Lidhja e tyre u bë zyrtare në janar 2017, në atë kohë, Georgina ishte shitëse në shtëpinë e famshme Gucci në Madrid. 

Së bashku me vajzën e tyre katër vjeçare Martina, familja tani jeton në Torino dhe Funchal (Madeira), vendlindja e futbollistit. 

(Kosova Sot Online)