Dasmë dhe fëmijë, ky është plani i Dafina Zeqirit me Dj Geek

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 10:22
Dasmë dhe fëmijë, ky është plani i Dafina Zeqirit me Dj Geek

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka hedhur dyshime në rrjetet sociale se mund të jetë në pritje të ëmbël. Përmes një fotoje të publikuar nga vetë ajo, Daffy e vuri fokusin e kamerës së telefonit te barku i saj i fryrë.

“Beb apo bukë”, shkruante ajo krah fotos, duke bërë të gjithë ndjekësit të mendojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje fëmijës së saj të parë. Zeqiri është në një lidhje me DJ Geek prej shumë kohësh e burime pranë çiftit kanë rrëfyer se ata po bëjnë vërtet përpjekje për krijimin e familjes.

Ata bashkëjetojnë dhe po bien dakord që të nisin një jetë si të martuar, duke qenë se ndjehen shumë të sigurt në krahët e njëri-tjetrit. Në fillim të këtij viti, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, pas disa uljeve-ngritjeve, vendosën të jepnin snjale se dasma e tyre nuk është larg.

Këngëtarja zbuloi se partneri i saj i ka propozuar për martesë dhe sigurisht përgjigjja e saj ishte “Po!”. Ajo publikoi një foto në muajin shkurt, ku tregonte unazën në gishtin e saj, krahas së cilës shkruan “Pranoj”.

Çifti bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, por më pas ishte vetë këngëtarja që deklaroi ndarjen, duke pohuar se lidhja intime u prishte punë në marrëdhënien si kolegë. Megjithatë, duket se ata e gjetën shumë shpejt rrugën për te njëri-tjetri dhe duken të lumtur së bashku.

Kujtojmë që pas ribashkimit, Dafina edhe natën e ndërrimit të viteve e kaloi me familjen e Geek. Në atmosferën e festave ata konfirmuan ribashkimin e tyre duke uruar në çift Vitin e Ri 2021. Këngëtarja ndau në “InstaStory” një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Ndërkohë burime për “Panorama Plus” thanë se çifti po bëjnë plane për të pasur shtëpinë e tyre në Prishtinë e për të nisur jetën si familje. Kujtojmë që pas ribashkimit, Dafina edhe natën e ndërrimit të viteve e kaloi me familjen e Geek. Çifti u nda vetëm pak kohë pasi kishin nisur lidhjen.

Megjithatë, dashuria nuk i ka lënë të qëndrojnë edhe për shumë gjatë larg njëritjetrit. Në atmosferën e festave ata konfirmuan ribashkimin e tyre duke uruar në çift Vitin e Ri 2021. Këngëtarja ndau në “InstaStory” një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë. Por, jo vetëm kaq.

Dafina e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte vetë Dj, ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive, ku ra në sy edhe prania e këngëtares. Në disa video të postuara në “Instastory”, ai shihej me Dafinën dhe me mbesën e tij, kurse në video të tjera prindërit dhe vëllai i Geek-ut.

Ditën tjetër çifti ndanë një video ku shfaqej Geek, duke i dhuruar një puthje Dafinës. Para disa muajsh, dyshja i habiti të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit.

Mirëpo, kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe duket se tani ata janë shumë të lumtur bashkë, ndërkohë që sipas burimeve për “Panorama Plus” ata po bëjnë plane për të pasur shtëpinë e tyre në Prishtinë, e për të nisur jetën si një ”çift i fuqishëm” jo vetëm në jetën private, por edhe në muzikë.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek gjithmonë lënë vend për dyshime lidhur me raportin mes tyre. Pas një romance që mbaroi shpejt, kolegët shfaqeshin gjithmonë të pandarë në bashkëpunimet në muzikë, ture apo koncerte të ndryshme, që i planifikonin gjithmonë bashkë.

Ende pa konfirmuar rikthimin, Dafina dha sinjale se ajo po planifikonte martesën. Duffye shfaqej me një unazë martese në gisht në një nga fotot në “InstaStory”, ku dukej shumë e lumtur dhe e emocionuar. Të gjithë mendonin se e gjitha kjo ndodhi fare papritur, ndërsa të tjerë persona afër çiftit thanë se atyre vërtet u ka rënë në kokë për njëritjetrin.

Këngëtarja fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në “Instagram”, duke ruajtur vetëm njërin në veçanti: Duffye veshur me të bardha dhe mbuluar me vello të kuqe. Si për të mos mjaftuar kjo, DJ Geek e komentoi me fjalët: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina iu përgjigj me ikonën e një çifti, një konfirmim mjaft i qartë.

Prezenca e DJ Geek në lojën e Duffye-t tregonte jo pak për raportin mes tyre, që mund të ishte një lidhje e bukur drejt martesës e jo vetëm marrëdhënie si miq të mirë pas ndarjes. Pas ndarjes gjatë një interviste, Dafina Zeqiri tha se vazhdon të jetë e dashuruar, duke treguar që Dj Geek është ende në zemrën e saj.

Ajo u shpreh se dashuron shumë dhe kurrë nuk do ndryshojë, pasi sipas saj, të duash është gjëja më e bukur që ekziston.

“Jam ende pak e dashuruar se kam dashuri shumë të madhe, kështu që është ende në zemër, brenda meje. I love hard! I them vetes që do të dëshiroja që të mos doja kaq shumë, që do ndryshoj brenda vetes, do jem më e fortë, nuk do dashuroj kaq shumë, por jam ajo që jam. Nuk do ndryshoj kurrë. Gjithmonë do dashuroj shumë. Është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën”, tha këngëtarja.

Dafina Zeqiri foli gjithashtu edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Pak kohë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja e famshme dhe miku e kolegu i saj, i njohur si DJ Geek, kishin nisur një lidhje dashurie.

E pasi festuan 14 shkurtin dhe ditëlindjen e saj të 31-të, Dafina sa hap e mbyll sytë deklaroi se i kishte dhënë fund kësaj romance të bukur, duke arkivuar kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj, atë me kolegun simpatik.

Së pari, këtë ndarje e nuhatën fansat, të cilët vunë re se dy muzikantët kishin fshirë fotot e videot çift në “Instagram”. Dhe nuk vonoi Dafina duke e deklaruar vetë ndarjen nga kolegu i saj prej shumë vitesh, ndërkohë që janë pjesë e së njëjtës kompani muzikore në Prishtinë.

Paralelisht me këtë histori, Dafina po dëgjohej kudo me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohej një historie dashurie që ka pengun brenda, shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma). Ai është miku i saj prej vitesh dhe lajmin se miqësia e tyre kishte kaluar në dashuri e konfirmoi vetë Dafina, ndërkohë që nuk mungonin postimet romantike në publik.

Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek ishte ai që i shprehu asaj dashurinë hapur. “Të dua”, shkruante ai. “Të dua më shumë!”, ia kthente Dafina.

Kujtojmë se në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategorikisht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike. Lidhja me Dj Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-partneri Jose.

Edhe pse ajo shkëmbente zemra me DJ-in, në një deklaratë për mediat, këngëtarja e mohoi këtë lajm disa muaj më parë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë ‘Moneyz’), i cili është djali i dajës.

Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëritjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/ 7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.

Por s’vonoi shumë dhe po e njëjta Dafinë deklaroi se është kokë e këmbë e dashuruar dhe i dashuri i saj është pikërisht Dj. Geek. Po kush është Genci, i njohur në muzikë si Dj Geek?

Ai lëvron kryesisht muzikën dance. Më datë 4 korrik 2018, Dj Geek publikoi videoklipin “Sekreti”, në bashkëpunim me Argjentina Ramosajn. Në dhjetor 2018, Dafina Zeqiri & Dj Geek publikuan videoklipin “Alo”.

Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Liridon Berisha & Gesko. Në gusht 2019, Dj Geek publikoi videoklipin “The Feeling”, bashkëpunim me Tanin. Sa i takon jetës private, ai ka pasur një lidhje të gjatë 8-vjeçare me një nga prezantueset e programit “E diell”, Argjira Spanca.

Për këtë histori, Argjira ka folur pa komplekse në intervistat që ka dhënë. Le të presim nëse pas fotove të Dafinës me unazë martese dhe vello nusërie fshihet një dhëndër si Dj Geek, ndërkohë që e kanë shprehur mes miqve se tani e tutje s’do ketë më ndarje mes tyre.

(Kosova Sot Online)