“Maluma më telefonoi mbrëmë”, Sara nxjerr bisedën, po Ledri?!

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 14:19
 “Maluma më telefonoi mbrëmë”, Sara nxjerr bisedën, po Ledri?!

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është shumë aktive në Instagram. Ajo madje shpeshherë ndan dhe momente të reperit të cilat ky i fundit nuk do i postonte asnjëherë.

Një të tillë e ka shpërndarë së fundmi në Instastory ku shihet një bisedë e çiftit teksa Ledri ndodhet me koncert në Europë. Ledri shfaqet me paruke bjonde dhe Sara e ka krahasuar me Malumën.

“Maluma më telefonoi mbrëmë të më shihte si jam dhe unë i premtova që nuk do t’i bëj screenshot”, ka shkruar Sara me humor krahas fotos.

(Kosova Sot Online)