Miley Cyrus ka reaguar për lajmin tragjik

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 16:40
Miley Cyrus ka reaguar për lajmin tragjik

Miley Cyrus ka reaguar për lajmin tragjik që një fans i saj brazilian, i quajtur Gabriel, është vrarë gjatë një sulmi homofobik.

Pasi partneri i Gabrielit i ka shkruar në “Twitter” këngëtares për ngjarjen që ka ndodhur, këngëtarja 28-vjeçare i ka shfrytëzuar mediat sociale për të treguar se është zemërthyer që dikush që e ka dashur atë ka vdekur.

“Ndihem shumë keq kur e kuptova që një fans është vrarë për shkak të urrejtjes, paragjykimit dhe padrejtësisë!”, ka shkruar ajo në “Twitter” të shtunën.

“Nëse ky veprim konsiderohet si ‘homofobik’ atëherë sulmuesi është frikësuar nga komuniteti LGBT”, ka shtuar ajo. “Gjë që është budallallëk. Zemra e atij njeriu është e mbushur me urrejtje dhe zemërim”.

Këngëtarja ka bërë thirrje që këto ngjarje nuk duhet të kalohen aq lehtë.

Pasi ka shpjeguar se qëllimi i saj “në këtë planet” është që ta luftojë këtë lloj mizorie me dashuri dhe pranueshmëri, ajo ka thënë: “Nuk mund as ta mendoj që kjo gjë mund t’i ndodhë ndonjërit prej miqve të mi”.

I dashuri i Gabrielit, me të cilin ka qenë në lidhje qe tre vjet, ka postuar një shkrim të gjatë për të dashurin e tij të ndjerë, të cilin e ka quajtur shok të ngushtë dhe dashuri të jetës.

“Këtë të martë, ai është vrarë me tre plumba në kokë, te një berber në Brazil. Është vrarë për shkak të personit që është, për atë që e do, një njeri me zemër të pastër, që nuk sillej keq me askënd, që gjithmonë u ka ndihmuar të gjithëve”.

Ai ka vazhduar: “Sot më duhet t’i them lamtumirë dashurisë së jetës sime, teksa zemra më dhemb dhe është plot pikëllim. Më vret shumë që më nuk do t’ia dëgjoj zërin, nuk do të më vijë më asnjë “mirëmëngjesi” prej tij dhe as nuk do të zgjohem në krahët e tij, ku mbushesha me dashuri”.

Cyrus ka qenë gjithmonë e zëshme për komunitetin LGBTQ dhe së fundmi ka kënduar në koncertin kushtuar Muajit të Krenarisë në “Peacock”.

Më 2014, ajo e ka themeluar fondacionin “Happy Hippie Foundation” për t’i luftuar padrejtësitë, për t’i mbrojtur të rinjtë e komunitetit LGBT, të rinjtë e pastrehë dhe njerëzit në nevojë.

(Kosova Sot Online)