Dueti nga Kida, Butrinti dhe Ledri lansohet në treg të premten

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 16:41
Dueti nga Kida, Butrinti dhe Ledri lansohet në treg të premten

Tre nga këngëtarët e dashur të estradës po sjellin një këngë verore.

Një bashkëpunim i ri mes tre artistëve të njohur shqiptar po vjen së shpejti në ekranet tuaja.

Ky duet vjen nga Kida, Butrint Imeri dhe Ledri Vula, të cilët tashmë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit muzikor.

Këngëtarët ende nuk kanë ndarë sekuenca nga kënga por pritet të jetë me mjaft ritëm, pikërisht për muajt e verës.

Butrint Imeri së fundi ka ndarë një fotografi me dy kolegët e tij, ku shihen në prapaskena të xhirimeve për videoklipin.

“T‘premten n’12 t’nates”, qe përshkrimi i fotografisë nga Butrinti.

(Kosova Sot Online)