Marina Vjollca rrëfehet si asnjëherë, jeta pas dyerve të shtëpisë me Getoar Selimin

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 10:30
 Marina Vjollca rrëfehet si asnjëherë, jeta pas dyerve të shtëpisë me Getoar Selimin

Para disa muajsh, Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi.

Pasi u prezantua në Itali edhe nga stilistja, Marina vendosi që të sillte këtë markë ekskluzivisht në Shqipëri. Shumë shpejt ajo do të sjellë në vend këtë emër të ri, duke marrë një tjetër rol në karrierën e saj, atë të biznesmenes.

Në një intervistë për “Revista Who”, Marina shprehet shumë e lumtur për këtë nismë të re, teksa shton se nga televizioni, që është dashuria e saj prej 16 vitesh, nuk do të heqë dorë kurrë.

E pyetur nëse angazhimet e tjera do të kalojnë në një plan të dytë, Marina thotë:

“Jo aspak. Është një sipërmarrje që kërkon shumë energji dhe punë, të cilën unë po ia kushtoj maksimalisht. Nëse nuk mundesh ta përballosh, sigurisht që duhet të zgjedhësh pastaj. Por nuk është ky rasti im, i kam bërë hapat në çdo fushë të jetës sime pa u nxituar. Ndaj do të jetë një sfidë shumë e bukur, të cilën e kam marrë përsipër me shumë pasion, si çdo gjë që unë bëj aktualisht. Në ekran kam investuar pasion, mund dhe punë prej 16 vitesh. Projekte të reja do shtohen gjithashtu”.

Ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, që sipas saj po shkon për marshallah. Pas dhuratës super speciale të reperit për ditëlindjen e saj, të gjithë kuptuam se dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë. E pyetur nëse ka një sekret për këtë gjë, Marina shprehet:

“Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë (për mirë deri tani)”.

Ajo shton se deri më tani martesa e tyre nuk duket fare monotone dhe mendon se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë për sa kohë të dy kanë qëllime dhe ide të njëjta për njëri-tjetrin.

Marina tregon se jeta e tyre përtej derës së shtëpisë është njësoj si e çdo shqiptari, me shumë dashuri, grindje, njerëz, muzikë dhe gatime të mira. Moderatorja thotë se të dy bashkë me Getin janë natyra që ju pëlqen qëndrimi në shtëpi dhe na surprizoi të gjithëve teksa zbuloi se reperi është një kuzhinier i shkëlqyer.

“Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, thonë Marina.

(Kosova Sot Online)