“Erën tënde ndjej tani”, Fifi ia dedikon disa fjalë ish të dashurit, nuk mund t’i ndalë lotët!

  • G.G /
  • 01 July 2021 - 11:36
“Erën tënde ndjej tani”, Fifi ia dedikon disa fjalë ish të dashurit, nuk mund t’i ndalë lotët!

Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas herë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi, ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur.

Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

 “Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike  @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos. 


Më herët, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me fansat e saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësi atyre që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet, e patjetër nuk kishin si të mungonin ato për jetën e saj private.

Një ndër ato më interesantet lidhej me çështjet e zemrës, nëse do kishte vazhduar ta donte një person që nuk ia ka kthyer dashurinë në të njëjtën mënyrë.

“Nëse prap ju rastis ta doni fort dikë që ndoshta nuk do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”, e ka pyetur një ndjekës.

Këngëtarja nuk ka ngurruar që të përgjigjet dhe ka zgjedhur që të hapë zemrën me të gjithë dhe të shprehet publikisht.

“Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen A do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës”.

“Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, është përgjigjur Fifi.

Këngëtarja është shprehur gjithmonë për dashurinë në këngët e saj dhe jo vetëm. Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që të shprehë publikisht se është e dashuruar.

Më herët, këngëtarja tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur:

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.

Kohë më parë, “iconstyle.al” vuri re se artistja kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit që aludohej se ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku.

Kujtojmë se në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, e gjitha u zbulua kur ajo i bëri tag emrit të tij në një postim në InstaStory, ku i dedikonte të gjithë dashurinë e madhe dhe Xhuljo u bë menjëherë pjesë e mediave rozë.

Së fundmi, “Albeu.com” mësoi se Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij, siç mund ta vini re edhe nga fotot e shkëputura nga ceremonia e fejesës.

(Kosova Sot Online)