1 milion dollarë dhurohen nga Ariana Grande

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 18:00
1 milion dollarë dhurohen nga Ariana Grande

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande është e apasionuar pas përhapjes së vetëdijes për çështjet e shëndetit mendor.

Këngëtarja 28-vjeçare ka dhuruar një milion dollar si dhuratë për fansat e saj të cilët do të përfitojnë terapia falas në kompaninë virtuale “BetterHelp”.

Grande, ndau lajmin edhe në llogarinë e saj të instagramit teksa ka thënë se ndihet e privilegjuar që po ndihmon fansat e saj të kenë një shëndet më të mirë mendor.

“Ndërsa pranoja që terapia falas duhet të ndodhte, jam kujdesur që brenda saj të marrin pjesë të gjithë. unë me të vërtetë doja ta bëja këtë me shpresën që t’ju frymëzoja për t’u ndjerë në rregull duke kërkuar ndihmë, dhe me shpresë të shpëtoj mendjet tuaja nga çdo lloj problemi”, ka shkruar Ariana.

Ajo u ka bërë thirrje fansave të saj që ta shfrytëzojnë rastin e konsultave falas.

“Unë shpresoj që ju të përfitoni nga kjo mundësi dhe të shkoni në betterhelp.com/ariana për t’u konsultuar me një terapist të licencuar për një muaj falas”.

Image

“Shpresoj që kjo të jetë një pikënisje e dobishme dhe që të jeni në gjendje të ndërtoni hapësirë ​​për këtë në jetën tuaj dhe të vazhdoni! Shërimi nuk është linear ose i lehtë, por ia vlen përpjekja dhe koha, ju premtoj! faleminderit shumë @betterhelp dhe mezi pres të bëjmë më shumë punë së bashku”, ka shkruar Grande.

Arianës i doli në krahë edhe “BetterHelp”, e cila dyfishoi shumën teksa kanë thënë se – “Ne jemi të entuziazmuar kur shohim kaq shumë prej jush duke bërë këtë hap në udhëtimin tuaj të shëndetit mendor”.

“Së bashku me Arianën, ne kemi vendosur të dyfishojmë sasinë e terapisë që po japim”.

Ndryshe, Grande, e cila kohët e fundit u martua me të dashurin e saj në karantinë, Dalton Gomez, ka folur në të kaluarën për rëndësinë e terapisë, duke shkruar në Twitter në vitin 2018 se një terapist “i shpëtoi” jetën e saj në shumë raste.

(Kosova Sot Online)