Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 10:02
 Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale

Këngëtarja, Dhurata Dora është mjaftë aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon këngë duke mbajtur aktiv ndjekësit.

Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtar edhe falë kësaj ka arritur të bëhet e njohur në shumë vende të botës.

Në listën e shumë personave që ndjekin artisten shqiptare në rrjete sociale është vënë re se përfshihet edhe një futbollist shumë i njohur.

Bëhet fjalë për Vinicius Jr., futbollist brazilian, i cili luan si sulmues i krahut në skuadrën e Real Madridit.  Po ashtu edhe artistja shqiptare e ndjek Vinicius  Jr, në rrjetin social “Instagram”.

Nuk e dimë nëse ata kanë arritur të njihen personalisht apo vetëm përmes rrjeteve sociale, por e sigurt është që Dhurata Dora tashmë është kudo e famshme.

(Kosova Sot Online)