Reperi shqiptar nuk heq dorë së treguari botës origjinën e tij dhe kësaj here futi këto ritme alla shqiptarshe në këngë

  • G.G /
  • 02 July 2021 - 10:26
Reperi shqiptar nuk heq dorë së treguari botës origjinën e tij dhe kësaj here futi këto ritme alla shqiptarshe në këngë

Vetëm 2 ditë më parë, reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi publikoi projektin e tij të radhës muzikor, i titulluar ‘Don’t pass my love’. Dhe çfarë ka dalluar kanë qenë ritmet shqiptare që 31-vjeçari ka bërë pjesë të këngës.

I lumtur dhe krenar, Gashi e ka shoqëruar këtë moment me një koreografi fikse me balerinat që e shoqërojnë në kërcimin tipik shqiptar.

“Më trego që je shqiptar pa e thënë fare që je shqiptar”, ka shkruar reperi krah videos së shkëputur nga prapaskenat e xhirimve ku duket se e ka shijuar pamasë këtë moment.

(Kosova Sot Online)