Dua Lipa zbulon sekretin, si i rrëzoi gjithë kritikat përtokë dhe pushtoi skenat më të mëdha botërore

  • G.G /
  • 02 July 2021 - 10:38
Dua Lipa zbulon sekretin, si i rrëzoi gjithë kritikat përtokë dhe pushtoi skenat më të mëdha botërore

Dua Lipa është shfaqur së fundmi në kopertinën e “Vanity Fair” dhe i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj të kuruar deri në detajin më të vogël. Gjatë intervistës, shqiptarja e famshme ka rrëfyer se në vjeshtën e vitit 2019, kishte dyshime për talentin e saj deri para publikimit të hitit “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

Ajo ka theksuar se asokohe ishte rritur numri i kritikave dhe komenteve negative  ndaj saj duke ia shtuar akoma më shumë presionin.

“Ekzistonte ky presion. Njerëzit thjesht po më thoshin se nuk isha mjaftueshëm e mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim ose çfarëdo tjetër… Dhe unë thashë: ‘Mirë, thjesht do të mbyll gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta përgatit këtë album ashtu si dua. Dhe unë do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj.

Mendoj se më duhej diçka thjesht për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi”, ka deklaruar Dua duke shtuar se u përpoq “ta zgjidhte problemin e saj” përmes meditimit dhe hipnoterapisë.

Në rrëfimin e saj, ajo ka folur dhe për Kosovën dhe jetesën për disa vite atje.

E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.

“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall  Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)