Dafina Dauti fiton kujdestarinë e vajzës, e merr atë pranë vetës

  • G.G /
  • 02 July 2021 - 11:05
Dafina Dauti  fiton kujdestarinë e vajzës, e merr atë pranë vetës

Këngëtarja e njohur  Dafina Dauti ka kohë që është në proces gjyqësor me ish-bashkëshortin e saj, për kujdestarinë e vajzës.

E, së fundmi, ajo ka fituar këtë kujdestari dhe tanimë e ka marrë vajzën pranë vetes.

Këtë gjë e konfirmoi vet këngëtarja, përmes një fotografie të hedhur në Instastory, ku shihet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe Elizabeta dhe avokates së saj.

Dafina shihet mjaft e lumtur që drejtësia ka triumfuar në anën e saj dhe është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.

(Kosova Sot Online)