Iggy Azalea i del në mbrojtje të Britney-t: E kam parë me sytë e mi

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 17:18
Iggy Azalea i del në mbrojtje të Britney-t: E kam parë me sytë e mi

Deklarata e Britney-t ka tronditur këdo që është në dijeni të situatës së saj. Për herë të parë, vetëm disa ditë më parë, këngëtarja foli pra gjykatës ku kërkoi të çlirohej nga kujdestaria e të atit, i cili kontrollon jetën e saj prej vitesh.

Britney nuk ka në duart e saj jetën e saj dhe i ati madje nuk e lejon as të bëjë fëmijë, i jep shumë ilaçe dhe as nuk e lejon të martohet.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Të shumtë janë ata që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares dhe së fundmi është reperja australiane, Iggy Azalea, e cila thotë se Britney nuk po gënjen pasi e ka parë me sytë e saj se çfarë po i ndodh me të atin.

“Unë  isha dëshmitare e të njëjtës sjellje që Britney detajoi në lidhje me babain e saj javën e kaluar dhe  thjesht dua ta mbështes dhe t’i them botës se: Ajo nuk po e ekzagjeron dhe as nuk po gënjen. Unë e pashë atë të kufizuar edhe nga gjërat më të çuditshme dhe të parëndësishme si, sa lëngje u lejua të pinte. Pse është edhe e nevojshme?”

Reperja kujtoi dhe një moment kur babai i Britney-t e kishte detyruar dhe vete reperen të firmoste një kontratë gjatë një bashkëpunimi të tyrin.

(Kosova Sot Online)