Personazhe të famshëm/ Ja cili ka qenë ushqimi i fundit që konsumuan para se të vdisnin

  • G.G /
  • 03 korrik 2021 - 10:15
Personazhe të famshëm/ Ja cili ka qenë ushqimi i fundit që konsumuan para se të vdisnin

Detajet e vogla të parëndesishme mund t’ju ndihmojnë të afroni me realitetin personalitetet më të njohur se vetë jeta por duke ditur përbërsit e vaktit te fundit të Marlyn Monroe a e bën atë më humane? Kur vipat kanë ndërruar jetë ne shpesh gjejmë detaje të vogla nga momentet e tyre finale.

Elvis Presley
Vakti i fundit i Elvis nuk ishte gjalpi i kikirikut i famshëm , banane dhe sanduiç me proshutë , por ai i mbaroi punët e tij hëngri 4 lugë akullore dhe 6 biskota me çokollatë në 16 gusht të vitit 1977.

Michael Jackson
Duke u përgatitur për turneun e kthimit mbreti i popit ndërroi jetë në rrethana të panjohura ne 25 qershor të vitit 2009 , dhe vakti i tij i fundit ishte një sallatë me spinaq dhe gjoks pule .

John Lenon
Rrugës për në “Neë York Studio” ish anetari i ‘Beatle’ John Lennon shijoji një sanduiç me mish të kripur duke menduar se kur të shkonte në shtëpi do kishte një vakt më të madh për të shijuar . Fatkëqsisht gjatë kthimit të tij në shtëpi ai i qellua me armë nga Mark David Chapman jashtë apartamentit të tij ne 8 dhjetor 1980.

Whitney Huston
Këngëtarja fituese e Grammy , aktore dhe producente u mbyt në dhomën e saj në Beverly Hills në 11 shkurt të vitit 2012. Por perpara kësaj ajo kishte porositur një sanduiç me gjel deti të shoqëruara me patate të skuqura ,shampanjë dhe heineiken

Jimi Hendrix
Një nga kitaristët më të njohur të ‘Rock and Roll’ vdiq në moshë të re , 27 vjeç në 18 shtator 1970 ndërkohë qëndronte në hotelin Samarkand në Londer. Vakti i tij i fundit ishte në orët e vona të natës , një sanduiç me tono (tuna fish ) i përgatitur nga e dashura e tij.

Princess Diana
Përpara vdekjes së saj tragjike në 31 gusht të vitit 1997 Diana shijoji një vakt me “Dover Sole ” (është ushqim menuje ) perime të gatuara , omletë me kerpudha dhe asparag në restorantin L’Espadon Brenda Riz Carlton në Paris

Brittany Murphy
Aktorja 32 -vjeçare vdiq papritur në 20 dhjetor të vitit 2009. Në bazë të investigatorëve vakti i fundit i saj përfshinte petë , mbetje të thai-it dhe Getorade , një pije dietike.

Ernest Hemingway
Ernest ndërroi jetë duke goditur veten me pistoletë në kokë në 2 korrik të vitit 1961 . Vakti i tij i fundit ishte i ndërthurur duke përfshirë , biftek të pjekur mirë të Neë York-ut , patate të pjekura , sallatë cezar dhe padyshim një pije të shëndëtshme nga vera “Bordeaux”

Napoleon Bonaparte
Me një vakt që përfshin mëlçi , feta proshute , veshka te kripura ,veze dhe nje tost me domate te pjekura, perandori i Francës pati një vakt të kënaqshëm para se të ndërronte jetë në ishullin e Saint Hel.

Sadam Huseni
S’është surprizuese që një i burgosur lufte si Sadam të kishte dëshirën e tij të fundit por raportuesit konsistojnë se vakti i tij i fundit ishte pulë e zier me oriz dhe një gotë ujë të ngrohtë me mjaltë. Atij i ofruan dhe cigare por i refuzoi.

(Kosova Sot Online)