Urimi i Marinës për ditëlindjen e Getit, më i ëmbli që keni parë!

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 10:20
Urimi i Marinës për ditëlindjen e Getit, më i ëmbli që keni parë!

Një ndër figurat më të njohura të muzikës rep në Shqipëri, Getoar Selimi, feston sot ditëlindjen.

Për të gjithë ju që jeni kuriozë, reperi ka lindur më 3 korrik të vitit 1982 dhe sot mbush 39 vjeç.

E para që e ka uruar në rrjete sociale ishte sigurisht partnerja e tij e jetës, Marina Vjollca. Sapo ka hyrë mesnata, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të Getit, teksa shkroi krahas saj fjalët më të ëmbla.

“Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ty. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dashuroj faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dua ta dish se të dua më shumë se kurrë!”- janë fjalët e moderatores që na i ngrohën zemrat.

(Kosova Sot Online)