Djalë apo vajzë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku nuk bien dakord për gjininë e bebushit të dytë

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 10:34
Djalë apo vajzë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku nuk bien dakord për gjininë e bebushit të dytë

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

E vogla e shtëpisë tashmë është tre vjeç e nisur nga kjo fansat e aktorit dhe këngëtares kanë nisur të pyesin nëse çifti më i dashur i publikut ka në plan të zgjerojë familjen.

E ftuar ditën e djeshme tek “Rudina”, Xhensila tha se ka shumë dëshirë që t’i dhurojë një motër ose një vëlla Ajkës.

“Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,- u përgjigj ajo.

Mirëpo, kur vjen puna tek gjinia e bebushit, Xhensila dhe Besi i kanë rrugët e “ndara”.

Kjo sepse, aktori i humorit dëshiron të bëhet baba i një djali, të cilin mund ta kthejë në një shok shumë të mirë për veten, ndërsa nga ana tjetër, Xhensila dëshiron një vajzë, që do të bëhet motra e Ajkës.

“Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”.

Para disa ditësh, gjatë një interviste Xhensila zbuloi momentin më të vështirë që ka kaluar në jetën e saj. Këngëtarja pasi kaloi Covid-19, pësoi një atak paniku, i cili i shkaktoi të dridhura në të gjithë trupin, mungesë oksigjeni, dhe ftohje në zonën e duarve.

Pasi shkoi në spital, neurologët e qetësuan duke i thënë se i ka ndodhur nga stresi dhe shqetësimi që ka kaluar për Ajkën gjatë kohës që ishin me Covid.

(Kosova Sot Online)