Noizy sjell ritme verore me projektin e ri “Tunde”

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 10:52
Noizy sjell ritme verore me projektin e ri “Tunde”

Një projekt i ri muzikor është lansuar edhe nga reperi nga Shqipëria, Noizy.

“Tunde” mban titullin kënga verore e Rigels Rajkut (emri i vërtetë), të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga RVCHET, kurse videoja i është besuar Snatchy.

Klipi po ashtu është tejet veror i realizuar në një nga bregdetet shqiptare me një sërë vajzash e me skena atraktive nga më të ndryshmet.

Tashmë të plotë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të reperit në platformën YouTube.

Sipas reagimeve të para, kënga po vlerësohet në masë të madhe si një nga hitet e verës 2021.

Projekti vjen pak javë pas “Ti ti” që e solli në bashkëpunim me artistin Elgit Doda.

(Kosova Sot Online)