Demi Lovato ‘kapet mat’ me këngëtaren e njohur

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 14:06
 Demi Lovato ‘kapet mat’ me këngëtaren e njohur

Këngëtarja Demi Lovato është ‘kapur mat’ me Noah Cyrus, teksa kanë marrë pjesë së fundmi në mbrëmjen “Space Jam: A Neë Legacy” në Magic Mountain në Valencia, Kalifornia.

Kjo foto e kapur nga paparacët ka sjellë që të përflitet gjerësisht për një lidhje mes dyshes.

Ato janë fotografuar të kapur për dore, muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për këngën “Easy”.

Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje mes dyshes pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se më herët Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtej e tutje nuk dëshiron që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm ajo e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)