Ronela rrëfen gafën me policin “..ka lënë punën shkaku im”

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 09:54
Ronela rrëfen gafën me policin “..ka lënë punën shkaku im”

Ronela Hajati ka bërë një nga rrëfimet me qesharake, histori e ndodhur vite më parë.

E ftuar tek binjakët Veshaj ajo ka zbuluar mes të qeshurash një gafë me policinë.

”Nuk kisha patentë dhe një natë duke ikur për në shtëpi tek lagjia më ndaloi policia. I dhashë dokumentat e tjera se isha në rregull dhe për patentën i thash se e kisha harruar në shtëpi. Ditët në vazhdim polici më shihte shpesh por nuk më ndalonte pasi mendonte që isha e lagjes.

Një natë kisha pirë isha cic dhe shoh këtë policin pa uniformë i ndaloj tek këmbët e i them: më mban mend jam ajo vajza te lagjia. Unë s’kam patentë fare po tani je pa uniformë ske cmë bën. Qeshja me të madhe dhe ika. Ai ngeli. Se kam parë më që atë ditë me shumë mundësi ka lënë punën”- ka treguar këngëtarja.

(Kosova Sot Online)