“Deri kur?” Bëhuni gati sepse projekti i ri muzikor i Don Xhonit e ka një datë publikimi!

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 08:46
“Deri kur?” Bëhuni gati sepse projekti i ri muzikor i Don Xhonit e ka një datë publikimi!

on Xhoni është një nga reperët më në zë të momentit. Falë një freestyle të kënduar në emisionin e Mertion Mjekiqit, ai fitoi një famë të jashtëzakonshme duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Kënga e tij “Make a pose” u kthye shumë shpejt në hit, sidomos në TikTok, ku u bë nami me sfidën e kërcimit nisur pikërisht nga ky freestyle.

Pas gjithë kësaj fame, reperi nuk është ndalur për asnjë moment dhe ka publikuar herë pas here këngë të reja. Ditë më parë ai paralajmëroi se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri dhe zbuloi pak prej tij në rrjete sociale. Don Xhoni shfaqet në këtë këngë më romantik se kurrë më parë duke na sjellë një version tjetër të tij.

Edhe pse kjo këngë nuk është publikuar ende e plotë, është shpërndarë me shpejtësi në gjithë rrjetin dhe ky fakt e ka emocionuar shumë reperin. Ai është shprehur i prekur nga gjithë dashuria që ka marrë nga fansat dhe ka premtuar se në videoklipin e kësaj kënge do të ketë një surprizë.

“Nuk kam fjalë pasha Zotin. Shumë dashuri! Shumë faleminderit, nuk kam fjalë! 1 surprizë e keni në videoklip veç për krejt kët dashni. Don Xhoni juaj”, shkruan reperi në një postim.

Po deri kur fansat e reperit do të presin për publikimin e këngës? Përgjigjen për këtë pyetje e zbuloi vetë i zoti i punës, ndaj ju sugjerojmë që të bëheni gati pasi pas shumë pak ditësh, në datën 8 korrik do të publikohet projekti më i ri i Don Xhonit.

“DERI KUR? Pritja merr fund me 8 Korrik, ora 18:00”, ka shkruar reperi.

(Kosova Sot Online)