6 vite pas lidhjes, çifti i famshëm martohen në fshehtësi të plotë

  • G.G /
  • 05 korrik 2021 - 10:56
6 vite pas lidhjes, çifti i famshëm martohen në fshehtësi të plotë

Blake Shelton dhe Gwen Stefani kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Thuhet se dyshja janë martuar në fshehtësi të plotë në fermën e Blake në Oklahoma. Ata janë të lidhur bashkë prej 6 vitesh dhe i kanë thënë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit fundjavën që lamë pas.

Page Six ka siguruar disa foto, në të cilat shihet ferma e zbukuruar për dasmën e çiftit. Gjithashtu në foto duken edhe disa nga të ftuarit, të cilët shfaqen me dhurata në duar për dyshen e sapomartuar. Ndërkohë ende nuk kemi parë ndonjë foto të çiftit dhe ata nuk kanë reaguar as në rrjete sociale.

Gwen dhe Blake njoftuan fejesën e tyre në tetor të vitit të shkuar, gati 5 vite pas njohjes së tyre. Ata të dy u takuan për herë të parë në vitin 2015-të, teksa ishin bashkë në xhirimet e The Voice US.

Blake Shelton i propozoi partneres së tij me një unazë të madhe diamanti 6-9 karat. Romanca mes tyre lindi pak kohë pasi Blake firmosi divorcin nga gruaja e tij e dytë, Miranda Lambert, 4 vite pas martesës së tyre. Gjithashtu pak javë pas ndarjes së Blake, edhe Gwen Stefani vendosi të divorcohej nga bashkëshorti i saj Gavin Rosdalë, 13 vite pas martesës, gjatë së cilës erdhën në jetë edhe 3 fëmijë.

(Kosova Sot Online)