Bebe Rexha ‘fanse’ numër një e gatimeve tradicionale shqiptare

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 12:46
Bebe Rexha ‘fanse’ numër një e gatimeve tradicionale shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar shpesh-herë se është shumë e lidhur me vendlindjen e saj, ndonëse jeton jashtë vendit.

Teksa ka dhënë një intervistë për “Telegraf”, e pyetur rreth traditave dhe kulturës shqiptare Bebe tha se është fanatike e gatimeve tradicionale.

“O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull. Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar. Unë e dua gatimin, si dashurinë”, është shprehur.

(Kosova Sot Online)