Princi Harry largohet për në Amerikë, flitet se mund të kthehet me Mehgan përsëri në Britani

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 14:37
Princi Harry largohet për në Amerikë, flitet se mund të kthehet me Mehgan përsëri në Britani

Princi Harry do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar brenda disa javësh për të marrë pjesë në një tjetër ngjarje që lidhet me Princeshën Diana – dhe madje mund të sjellë me vete gruan e tij, Meghan.

Duka i Sussex-it bëri një vizitë këtë javë për të marrë pjesë në zbulimin e memorialit të nënës së tij së bashku me Princin William, shkruan DailyMail.

Shpresohej që ngjarja të ndihmonte ‘për të shëruar përçarjen e tyre vëllazërore’ por burimet thonë se nuk kishte kohë për të adresuar mosmarrëveshjen në vazhdim.

Pas një pritje të shkurtër në Pallatin Kensington, Harry u kthye në Frogmore Cottage, Windsor, ku ai kishte qëndruar para se të nisej për në aeroport.

Ngjarja, e mbajtur në 60 vjetorin e lindjes Dianës, parashikohej të mirëpriste rreth 100 të ftuar, por duhej të zvogëlohej në mënyrë dramatike për shkak të COVID-19.

Dhe ndërsa William dhe Harry u panë duke ecur së bashku dhe duke zhvilluar biseda me të afërmit gjatë ngjarjes përkujtimore, Harry u largua 20 minuta më vonë.

Sidoqoftë Pallati Kensington ka ambicie për një ngjarje tjetër më të madhe që do të mbahet në shtator që mund të mirëpresë donatorët e projektit dhe udhëheqësit e organizatave bamirëse.

Shpresohet se Harry mund të marrë pjesë me gruan Meghan, gjithashtu burimet thonë se data mund të jetë akoma shumë herët, vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë Lilibet.

Një burim i tha The Sun se asnjë ‘bisedë paqeje’ nuk ishte mbajtur midis vëllezërve gjatë vizitës së Harryt por mund të ishin të mundshme në shtator.

 “Është një hap përpara, por nuk ishte koha apo vendi”, thanë ata. “Shtatori është një datë e shënuar për një festim më të gjerë të statujës dhe Harry do të dëshirojë të kthehet”.

Harry kishte kaluar një javë në Mbretërinë e Bashkuar para ngjarjes edhe pse shumica e qëndrimit të tij ishte në karantinë, duke zbatuar urdhrat nga qeveria në Frogmore Cottage.

Ka të ngjarë që ai të jetë takuar me gjyshen e tij, Mbretëreshën, pak gjatë qëndrimit të tij.

Por të mërkurën, kur ai u largua nga karantina, madhëria e saj ishte në Skoci.

(Kosova Sot Online)