Brenda jahtit luksoz të Ronaldos, shikoni ku po i kalon pushimet CR7-ta

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 15:44
Brenda jahtit luksoz të Ronaldos, shikoni ku po i kalon pushimet CR7-ta

Pas përfundimit të aventurës në Euro 2020, ku Portugalia kampione u eliminua në fazën e 1/8-ave, Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushime në vendlindje.

Por ndryshe nga koha kur jetonte në ishullin e Madeiras dhe familja e tij nuk ishte e pasur, sulmuesi portugez është rikthyer atje me jahtin superluksoz që kushton mbi 6,5 milionë euro.

Një “bishë” e vërtetë 26 metra i gjatë, u ble nga CR7 vitin e kaluar dhe këtë verë e gjithë familja Ronaldo po e shijon në maksimum. Jahti ka pesë kabina dhe 6 tualete. Gjithashtu ka një kuzhinë tepër moderne dhe dy “zona relaksi”, përveç se një dhomë ngrënieje gjigante.

Me një motor 1900 kuaj fuqi, jahti arrin një shpejtësi prej 51 km/h. I gjithë mjeti është  ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 93 ton.

(Kosova Sot Online)