Pornostarja ruse hidhet nga kati i 22-të pasi ndjehej e vetmuar

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 08:03
Pornostarja ruse hidhet nga kati i 22-të pasi ndjehej e vetmuar

Një aktore ruse e filmave për të rritur dhe modele e OnlyFans humbi jetën pasi u hodh nga kati i 22-të i apartamentit ku jetonte.

29-vjeçarja Kristina Lisina, e njohur me emrin e artit “Kristina the Fox” e ndërmori aktin e rëndë në një zonë rezidenciale në Shën Peterburg.

Lajmi u dha nga i dashuri i saj Rustam M. i cili gjithashtu iu kërkoi fansave të saj të mbledhin fonde për ta ndihmuar me kostot e funeralit.

Megjithatë, policia është ende duke hetuar për vdekjen e pornostares, e cila u gjet e pajetë me një monedhë në dorë ku shkruhej “Ti je gjithmonë në zemrën e time”.

Miq të aktores tregojnë se kohët e fundit ajo dihej e vetmuar dhe kishte treguar se donte të krijonte një familje.

(Kosova Sot Online)