Granit Xhaka kthehet në shtëpi dhe takimi me të bijën është goli më i bukur

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 08:37
Granit Xhaka kthehet në shtëpi dhe takimi me të bijën është goli më i bukur

Të jesh futbollist mund të jetë profesion i bukur, me shumë të ardhura, por udhëtimet e shpeshta janë të pashmangshme. E Granit Xhaka që ka krijuar familjen e tij e kupton më së miri këtë. Futbollisti është rikthyer sot në shtëpi pas 6 javësh dhe e para që e ka pritur tek dera ka qenë vogëlushja e tij, Ayana.
E vogla ka shkuar me vrap të përqafojë babin sapo ai ka hyrë në shtëpi dhe mami Leonita e ka filmuar menjëherë këtë moment duke e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“U ribashkuan pas 6 javësh”-shkruan Leonita krah videos emocionuese ku babë e bijë përqafohen plot mall.

Kujtojmë që në prill Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të dytë. Leonita solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosur emrin Laneya.

(Kosova Sot Online)