A do të ketë një fëmijë të tretë? Almeda Abazi rrëfen vuajtjen 16-orëshe nga lindja e vajzës dhe zbulon çfarë i tha bashkëshorti turk në ato momente

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 09:01
A do të ketë një fëmijë të tretë? Almeda Abazi rrëfen vuajtjen 16-orëshe nga lindja e vajzës dhe zbulon çfarë i tha bashkëshorti turk në ato momente

Në muajin qershor, Ameda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të dytë.

Modelja dhe aktori i njohur turk mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina.

Së fundmi, Almeda ka folur për lindjen e Alinës në një video të publikuar në YouTube, ku tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë.

Bukuroshja shqiptare e nis rrëfimin duke krahasuar dy lindjet, atë të djalit, Efehanit me atë të Alinës, dhe thotë se me vajzën ka vuajtur shumë.

“Shtatzania me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Nga pandemia nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën.

Mendova se vajzat janë më të vështira. Thonë që kur lind djalë, nënës i bie një nur në fytyrë. Dhe ashtu më ndodhi me Efen.

Ndërsa me Alinën kisha rrathë të zinj poshtë syve. Unë i besoj ato që thonë të vjetrit, sepse dalin me të vërtetë. U shëmtova shumë. Me shtatzëninë e dytë hëngra shumë, nuk u kujdesa për kilogramët”.

Më pas, aktorja tregoi se procesi i lindjes së vajzës i kishte zgjatur 16 orë dhe se aty, Tolgahan, bashkëshorti i saj kishte marrë një vendim shumë të rëndësishëm.

“Tolga mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘jo, më vjen shumë keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”,- rrëfeu Almeda, duke treguar se çifti nuk mendon ta zgjerojë më familjen.

(Kosova Sot Online)