Moore dhe tre vajzat e saj pozojnë me rroba banje, vështirë të kuptosh se kush është mami

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 09:01
Moore dhe tre vajzat e saj pozojnë me rroba banje, vështirë të kuptosh se kush është mami

Fotot e një fushate reklamash të divës së Hollivudit Demi Moore dhe vajzave të saj, janë vendosur në qendër të vëmëndjes

Në fotot shihet Demi së bashku me tre vajzat e saj Rumer, Scout dhe Tallulah Willis, të veshura me rroba banje Andie Swim, markë me të cilën aktorja 58 vjeçare ka bashkëpunuar që nga viti 2017.

Në fakt në fotot ku pozojnë të gjitha së bashku është e vështirë të dallosh se kush është mami dhe kush janë vajzat.

"Për mua ishte e rëndësishme që vajzat e mia të përfshihen në këtë fushatë.

"Shpresoj që të tjerët të përfitojnë nga mundësitë në jetën e tyre për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplota dhe të shfrytëzojnë sa më mirë çdo moment me njerëzit që duan", thanë Rumer, 32 vjeç, Scout, 29 vjeç dhe Tallulah Willis, 27 vjeç.

Në fakt, për ta bërë tërë përvojën edhe më të ngrohtë dhe më intime, fotografia është realizuar në kopshtin e shtëpisë së fotografit, Cass Birds.

"Ne jemi shumë të ngazëllyer për fushatën tonë të re me Demi Moore, i cili na ka mbështetur për vite me radhë' shkroi në llogarinë e saj zyrtare kompania.

(Kosova Sot Online)