Tuna dhe Patrisi nuk flasin më për ndarjen, bëjnë pushimet bashkë

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 08:24
Tuna dhe Patrisi nuk flasin më për ndarjen, bëjnë pushimet bashkë

Më ngjan mua apo të ngjan ty? Është një nga debatet që me siguri e ka kaluar çdo çift pas ardhjes në jetë të një fëmije. Ndërkohë Tuna është e bindur që Zen i ngjan asaj. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me vogëlushin në ditën e tij të parë në plazh dhe shkruan: “Mini me”.

Tuna ndodhet me pushime në Turqi e po thuhet se bashkë me të është dhe Patrisi. Nga fotot e publikuara nga i njëjti resort nisën aludimet se mund të ketë ndodhur një pajtim mes çiftit që tashmë janë bërë prindër të dy fëmijëve.

Pavarësisht lajmeve të shumta e thashethemeve, Tuna dhe Patrisi kanë vendosur të mos flasin për ndarjen…ose pajtimin.

(Kosova Sot Online)