Nga titulli tek data e publikimit, ja ku i keni të gjitha detajet për projektin e ri muzikor të Arilenës dhe Noizyt!

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 08:32
Nga titulli tek data e publikimit, ja ku i keni të gjitha detajet për projektin e ri muzikor të Arilenës dhe Noizyt!

Bashkëpunimet e reperit Noizy me vajzat e showbiz-it mund të numërohen me gishtat e dorës dhe këtij grupi sapo iu bashkua këngëtarja Arilena Ara!

Më herët burime për “Iconstyle.al”, zbuluan se Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata mbërritën së bashku në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç u la të kuptohej edhe postimet e tyre në InstaStory.

Së fundmi, dyshja e kanë konfirmuar këtë lajm dhe kanë dhënë më shumë detaje. Projekti muzikor do të vijë nën titullin “Murder” dhe do të publikohet më shpejt se të gjithë mendonim, në datën 9 korrik.

Ky bashkëpunim do të jetë pjesë e albumit të parë muzikor të Arilena Arës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.

Qetësia dhe distancimi në rrjetet sociale e paska pasur një arsye mjaft të fortë sepse ajo e ka shfrytëzuar për të punuar dhe për t’u rikthyer këtë vit fuqishëm në muzikë.

(Kosova Sot Online)