Pasi e tradhtoi disa herë, ish-partneri po përpiqet sërish t’i fitojë zemrën Khloe Kardashian! Ja çfarë bëri ai

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 09:22
Pasi e tradhtoi disa herë, ish-partneri po përpiqet sërish t’i fitojë zemrën Khloe Kardashian! Ja çfarë bëri ai

Tristan Thompson i bëri një koment flirtues ish-partneres së tij, Khloé Kardashian në postimin e fundit në Instagram.

Në foto, 37-vjeçarja shihet duke qëndruar në plazh me një fustan të kaltër me mëngë të gjata që i tregon linjat trupore seksi, shkruan “People”.

Lojtari i Boston Celtics, 30 vjeç, komentoi me disa emoji me sy me zemra në çast, pavarësisht se u nda me yllin e televizioneve muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, çifti u nda pasi modelja Sydney Chase pretendoi në prill se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Thompson vjeshtën e kaluar ndërsa ai ishte me Kardashian. U raportua gjithashtu se Thompson ishte parë duke festuar me shumë gra në Los Angeles.

Dyshja nuk janë më bashkë, por Thompson “është ende duke u përpjekur për të fituar Khloe-n”, sipas një burimi. Ai nuk është dorëzuar dhe nuk mendon se dera është e mbyllur“.

“Khloe është mirë. True (vajza e dyshes) do të jetë gjithmonë përparësia e saj, kështu që Tristan do të jetë gjithmonë një pjesë e jetës së Khloe,“- tha burimi i dytë.

(Kosova Sot Online)