Nice To Meet Ya! Loredana dhe Wes Nelson sapo sollën remiksin e këngës që na ka fiksuar të gjithëve!

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 13:18
Nice To Meet Ya! Loredana dhe Wes Nelson sapo sollën remiksin e këngës që na ka fiksuar të gjithëve!

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit, e cila mesa duket nuk ka ndërmend që të ndalet këtë verë. Ajo është bërë bashkë me një nga yjet e muzikës për të sjellë një tjetër hit.

Bëhet fjalë për Wes Nelson, i njohur më së shumti për hitin “Nice To Meet Ya”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, reperja bëri të ditur se xhirimet e klipit kishin nisur në Barcelonë.

Xhirimet nuk i kemi, por këtu mund të dëgjojmë hitin e miksuar nga Loredana dhe Nelson, që jemi të bindur se ka për të na u fiksuar keq!

Remiksi është ende në platformën Spotify, megjithatë shumë shpejt do ta kemi edhe në Youtube e çdo platformë tjetër.

Ditën e djeshme, 10 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Loredanës dhe kane vjedhur sende me vlerë. Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, përtej shokut që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen. Madje reperja ka publikuar në Instagram video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëvizin lirshëm brenda saj. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.

10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana përkrah videove.

(Kosova Sot Online)