Detaji në foton e fundit të Britneyt i bindi fansat që vajza që shfaqet nuk është këngëtarja

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 20:00
Detaji në foton e fundit të Britneyt i bindi fansat që vajza që shfaqet nuk është këngëtarja

Britney Spears është në mes të një beteje të madhe ligjore sa i përket çështjes së kujdestarisë. Për këtë arsye gjithmonë ka pasur spekulime rreth personave që menaxhojnë llogaritë e saj në rrjetet sociale. Mirëpo, postimi i ri i ka shtuar edhe më shumë dyshimet se nuk është vetë Britney që poston në to.

Në llogarinë e këngëtares u postua një fotografi përpara se të hynte në vaskë, duke treguar shpinën e saj të zhveshur dhe të tonifikuar.

Ajo i kishte flokët para të kaluara në një anë dhe e mbishkroi imazhin me 3 emoji këpucësh baleti.

Fansat vunë re menjëherë diçka që s’shkonte me fotot dhe vazhduan me thirrjen “Free Britney”. Shumë filluan të spekulojnë se në të vërtetë nuk ishte Britney në foto.

Image

(Kosova Sot Online)