Tuna dhe Patrisi “kapen mat” nga paparaci gjatë pushimeve me dy djemtë

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 09:50
Tuna dhe Patrisi “kapen mat” nga paparaci gjatë pushimeve me dy djemtë

Tuna ka zbuluar se prej ditësh ndodhet me pushime me dy vogëlushët e saj, Tianin dhe Zen. Edhe spe nuk e ka pranuar, detajet e ndryshme kanë treguar se në këto pushime atë e ka shoqëruar edhe Patrsi. Nga postimet në rrjete sociale është vënë re se ajo është “arratisur” së bashku me Patrisin për pak relaks.

Këto ditë ata kanë postuar vazhdimisht foto dhe video nga vende të njëjta. Gjitahshtu ditën e djeshme Tuna publikoi një video, në të cilën shfaqej edhe Patrisi. Ajo e mbajti gjatë kamerën drejtuar nga ai dhe dallohej qartë se atë po e shoqëronte Patrisi për pushime.

Ndërkohë sot faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një foto paparaci, ku Tuna dhe Patrisi shfaqen përkrah njëri-tjetrit. Ata të dy shihen në foto duke shëtitur bashkë me karrocat e djemve, teksa komunikojnë me njëri-tjetrin. Kështu, kjo foto na vërtetoi edhe një herë se ata të dy i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit, duke qenë se kanë dhe dy fëmijë në mes që i bshkojnë.

Ndërkohë ditën e sotme më i vogli i familjes, Zeni, ka festuar 2-mujorin e lindjes. Tuna ka ndarë në Instagram disa foto, në të cilat shihet se i ka zbukuar Zentit shtratin me lule që formojnë numrin 2. Gjithashtu ajo ka blerë një tortë për të festuar, të cilën në fakt e ka shijuar vëllai më i madh, Tiani.

(Kosova Sot Online)