Trondit aktorja e “Elif”: Babai më përdhunoi kur isha 15 vjeçe

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 12:33
Trondit aktorja e “Elif”: Babai më përdhunoi kur isha 15 vjeçe

Aktorja e njohur turke, Melissa Dongel, e cila luan në serialin Elif,  zbuloi se babai i saj e përdhunoi dhe e rrahu atë, në moshën 15-vjeçare.

Rrëfimi tronditës i aktores ka arritur majën e ajsbergut në Turqi, pasi është një vend ku incidentet e abuzimit apo edhe vrasjes së grave janë një dukuri e përditshme, ankesat publike si Dongel vijnë për të konfirmuar statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas statistikave 38% e grave në Turqi janë viktima të dhunës të paktën për një herë në jetën e tyre. 21-vjeçarja zbuloi se babai i saj e ka përdhunuar dhe e ka rrahur që kur ishte 15 vjeç. Në fakt, siç bëri të ditur, nëna e saj nuk e besoi në fillim dhe kur ajo më në fund e kuptoi të vërtetën, ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt.

Shifrat janë tronditëse

Dhuna në familje dhe vrasja mbetet një problem akut në Turqi dhe sipas We Will Stop Femicide, në vitin 2020 të paktën 300 gra u vranë në vend, i njohur ndërkombëtarisht si femicide. Në fakt, ka raste në të cilat 171 prej tyre më pas i cilësuan vetëvrasje, me autorët që lëviznin lirshëm.

Shoqata ” Strehimore e Grave, Çatia e Purpurt”, me qendër në Stamboll me qëllim të luftimit të dhunës ndaj grave, thotë se: “Në një sistem drejtësie në të cilin në vendin e parë burrat kanë shumë krime ndaj grave duke rezultuar në pafajësinë e të akuzuarve. Për të “shpjeguar” “vetëvrasjen”, policia shpesh vëren në dosje se “viktima po përjetonte probleme psikologjike”.

Shumë qytetarë në Turqi, përfshirë shumë artistë, kanë filluar të mbështesin Melissa Dongel, publikisht me hashtagun # YalnızDeğilsınMelisaDöngel .

Duhet të theksohet se aktorja foli hapur për të kaluarën e saj të tmerrshme me rastin e përpjekjes së saj për të kërkuar kujdestarinë e motrës së saj të mitur nga babai i saj.

Babai, një “përbindësh” ka qenë në burg për katër vitet e fundit, duke vuajtur dënimin për abuzimin që ai i bëri ndaj vajzës së tij dhe gruas së tij. Ndërsa ëna e saj jeton në Rusi.

Aktorja e re po merr mbështetje psikologjike, për një kohë të gjatë, në mënyrë që të kapërcejë traumën e lënë asaj nga përvoja e saj makth e abuzimit.

Çështja është përshkallëzuar dhe ka sensibilizuar shumë raste të abuzimit seksual në Turqi, që të ngrenë zërin dhe të ndëshkohen.

(Kosova Sot Online)