Beatrix Ramosaj përjetoi eksperiencë të tmerrshme mbrëmë në shtëpi

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 14:25
Beatrix Ramosaj përjetoi eksperiencë të tmerrshme mbrëmë në shtëpi

Modelja, Beatrix Ramosaj ka përjetuar sërish një eksperiencë të frikshme për shkak të paralizës së gjumit. Ajo ka treguar se pas shumë kohësh e ka përjetuar sërish dhe se është ndjerë shumë keq.

Për më tepër ajo ka zbuluar se ka qenë vetëm në shtëpi dhe kjo e ka bërë situatën akoma më të frikshme.

“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkruan Beatrix në një postim në Instagram.

(Kosova Sot Online)