Ledina Çelo nuk i kursen fotot joshëse, zbulon tatuazhin në vendin intim!

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 17:44
Ledina Çelo nuk i kursen fotot joshëse, zbulon tatuazhin në vendin intim!

Këngëtarja e dashur për publikun, Ledina Çelo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron që të ndajë me ndjekësit edhe poza “hot”.

Ajo është me pushime dhe së fundmi na ka qerasur me disa foto, ku shfaqet veshur me bikini, ku ka treguar format perfekte trupore dhe na bëri zili të gjithëve.

Në fotot e publikuara së fundmi Ledina ka treguar edhe se ka një tatuazh në vendin intim, siç e shihni dhe në foton e mëposhtme.

Ajo është përballur me mjaft kritika nga ndjekësit të cilët i kujtojnë moshën dhe statusin e saj serioz e sipas tyre këngëtares nuk i kanë hije këto postime, por patjetër nuk kanë munguar as komplimentat për format perfekte trupore të artistes.

Kujtojmë se Ledina Çelo jeton prej kohësh jashtë vendit, në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Vazhdimisht në rrjete sociale ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj super luksoze, shtëpinë moderne e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës. Ledina është mama e dy fëmijëve, me të cilën ndan shpesh foto e video në rrjete sociale. Megjithëse ka vite që është bërë nënë, këngëtarja vazhdon të ruajë pamjen e saj tejet seksi e vajzërore.

(Kosova Sot Online)