Modelja shqiptare e thotë publikisht se kush ia paguan pushimet luksoze që bën

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 15:25
Modelja shqiptare e thotë publikisht se kush ia paguan pushimet luksoze që bën

Françeska Jaçe shpesh komentohet për jetën super luksoze që bën.

Modelja nga Shqipëria nuk heziton aspak të shfaq në rrjete sociale që bën, e që komentet nga ndjekësit janë të shumta se nga i merr modelja paratë.

Por, mbrëm e ftuar në emisionin në Top Chanel, modelja ka treguar hapur se nga i merr paratë për jetën që ajo bën.

“Përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?”, ishte pyetja që iu drejtua modeles.

“Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në Instagram, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në zbritje, ose hotelin gratis. Pastaj pak familja, pak nga udhëtimi, pak nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”, ishte përgjigja e Françeskës.

(Kosova Sot Online)