Çfarë po ndodh mes tyre, Bearti dhe Enca të përqafuar me njëri-tjetrin

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 08:31
Çfarë po ndodh mes tyre, Bearti dhe Enca të përqafuar me njëri-tjetrin

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”, ndërsa u komentua për skenat provokuese me ish- konkurrentin e Për’Puthen, Beart Rexhepin.

Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit sërish, ndërsa janë fotografuar së bashku në Prishtinë.

Enca ka publikuar një video në InstaStory me anë të të cilës shfaqet shumë e afërt me Beartin.

“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ zemre.

Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim nëse do ketë diçka më shumë mes tyre apo nëse po punojnë sërish për një projekt të radhës.

(Kosova Sot Online)