“Nuk jemi më bashkë”, Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi dhe ka dy fjalë për të

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 08:47
“Nuk jemi më bashkë”, Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi dhe ka dy fjalë për të

Prej kohësh Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij. Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shkruan gjithmonë me ndjekësit dhe ju përgjigjet herë pas here pyetjeve që ata kanë për të.

Duke qenë se prej kohësh ai po jeton larg Keisit, fansat interesohen shpesh për marrëdhënien e tyre. Prej kohësh ata po përjetojnë një krizë në marrëdhënie dhe gjërat mes tyre nuk duken aspak mirë.

Dhe në fakt duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund prej kohësh e ata nuk janë më bashkë. Sot Stresi ka zhvilluar një intervistë virtuale me fansat, që si gjithmonë janë interesuar për lidhjen e reperit me Keisin. Ai ka treguar se janë ndarë e mesa duket nuk do të ketë më kthim pas. Megjithatë Stresi thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.

Se si ka ardhur ndarja përfundimtare mes tyre nuk dihet ende, por ndoshta më voën reperi mund të shpjegojë gjithçka për fansat e tij.

(Kosova Sot Online)