600 milionë! Kjo këngë shqiptare ka thyer rekorde klikimesh në “Youtube”

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 08:54
600 milionë! Kjo këngë shqiptare ka thyer rekorde klikimesh në “Youtube”

Fama e Dhurata Dorës tashmë ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe falë kësaj ka arritur të bëhet e njohur në shumë vende të botës.

Suksesi i këngën “Zemër” vijon dhe pse kanë kaluar plot dy vite nga publikimi i saj. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Dhurata Dorës me Soolking. Suksesin e madh të këngës e tregon edhe numri i madh i klikimeve në kanalin “Youtube” pasi ka arritur të mbledhë më shumë se 600 milionë klikime.

Ky lajm padyshim që e ka bërë shumë të lumtur Dhuratën, e cila gëzimin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Për më tepër emri i Dhuratës nuk është i njohur vetëm brenda rrethit të muzikës. Në listën e shumë personave që ndjekin artisten shqiptare, është vënë re se përfshihet edhe një futbollist shumë i njohur. Bëhet fjalë për Vinicius Jr., futbollist brazilian, i cili luan si sulmues i krahut në skuadrën e Real Madridit.

Po ashtu edhe artistja shqiptare e ndjek Vinicius Jr. në Instagram, ndërkohë ne u bëmë kurioz të mësojmë se si janë njohur ata të dy me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë nëse ata kanë arritur të njihen personalisht apo vetëm përmes rrjeteve sociale, por e sigurt është që Dhurata Dora tashmë është kudo e famshme.

https://www.youtube.com/watch?v=GCpvmHi1gxU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)