Në një lidhje të re pas ndarjes me Romeon? Përgjigjet Jonida Maliqi

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 14:03
Në një lidhje të re pas ndarjes me Romeon? Përgjigjet Jonida Maliqi

E ftuara e parë e këtij sezoni në “Pushime on top”  ishte këngëtarja  Jonida Maliqi, e cila ka folur rreth shumë të pathënave.

Në një intervistë me prezantuesen Ori Nebijaj, Jonida nuk u shpëtoi pyetjeve për jetën e saj private.

A është dikush në zemrën e saj? Duket se jo.

Artistja zbuloi se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm.

Por, shtoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.

“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe, mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Jonida ka qenë së fundmi në një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj dhe ndarja e saj u zbulua vetëm kur aktori bëri publike lidhjen me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian.

(Kosova Sot Online)