Veprimi i fundit i Irina Shayk ngrit dyshimet se ajo dhe Kanye West i dhanë fund romancës

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 12:34
Veprimi i fundit i Irina Shayk ngrit dyshimet se ajo dhe Kanye West i dhanë fund romancës

Papritmas duket se romanca mes modeles ruse, Irina Shayk dhe reperit Kanye West ka përfunduar.

Burime të sigurta për revistën “Page Six” kanë treguar se reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por Irina e ka refuzuar këtë ftesë.

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisnin për lidhjen e tyre”, tregoi burimi.

Më herët, burime të afërta me dyshen kanë treguar për “TMZ”, se Kanye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke takuar njëri-tjetrin që në mars.

Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë.

Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.

Ndërkohë, Kanye West i habiti të gjithë duke hequr nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim. Pas 44-vjetorit të lindjes, reperi ka hequr disa njerëz nga ndjekësit dhe fansat kanë vënë re se 3 nga ata njerez ishin dhe motrat Kardashian.

(Kosova Sot Online)