Video që po bën zhurmë në rrjete sociale

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 12:44
Video që po bën zhurmë në rrjete sociale

Këngëtari Justinn Bieber është vënë në qëndër të vëmëndjes për shkak të videos publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Video u regjistrua të shtunën e kaluar teksa këngëtari 26 vjeçar dhe bashkëshortja e tij modelja Hailey Bieber po dilnin nga një koncert në Las Vegas.

Siç shihet në video, Bieber bën lëvizje të forta me duar dhe duket sikur po i bërtet gruas së tij ndërsa ata ishin duke ecur në një kazino.

Pas publikimit të videos, e cila grumbulloi më shumë se 1 milion shikime brenda pak orësh, fansat e Bieber reaguan duke pretenduar se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin.

'Ai nuk po i bërtiste asaj. Ne ishim para asaj që ndodhi''. "Ajo që ai bëri ishte për shkak të adrenalinës". "Nuk ka rëndësi se si duket. Ju nuk mund të krijoni përshtypje të rreme për dikë. Kjo është shpifje’ këto ishin disa nga komentet e fansave të këngëtarit.

Ndërsa vete Justin nuk ka reaguar ende në lidhje me videon e publikuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=lLtHjy1R8Z0&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)