Puthje pasionante në jaht, Diletta Leotta dhe Can Yaman fotografohen në momente intime

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 13:22
Puthje pasionante në jaht, Diletta Leotta dhe Can Yaman fotografohen në momente intime

Çifti i dashur për publikun, Can Yaman dhe Diletta Leotta janë gjithmonë në vëmendjen e fansave. Teksa po shijojnë disa pushime mjaft të nxehta dhe pasionante në Turqi, ata janë fotografuar në momente imtime në një jaht luksoz në Bodrum. Gazetarja sportive dhe aktori duket se nuk i rezistojnë njëri-tjetrit dukë shkëmbyer puthje të nxehta.

  Kujtojmë se para pak ditësh dyshja kanë darkuar në një restorant në Turqi së bashku me prindërit e Can. Por menjëherë pas daljes nga restoranti ata janë ndjekur këmba këmbës nga paparaci derisa arrtën tek makina me të cilën u larguan. Në Yotube është shpërndarë një video, në të cilën Can nxiton të largohet nga fotografët dhe madje tërheq përdore edhe Diletta-n. Aktori duket shumë i nervozuar nga prania e kamerave, aq sa nuk e vuri re që babai i tij u rrëzua teksa nxitonte të largohej bashkë me të birin.

Nga ana tjetër Diletta dëgjohet t’i thotë në video aktorit “Mos më tërhiq”. Megjithatë prezantuesja italiane e ka kaluar me shumë sportivitet këtë situatë dhe shfaqet e buzëqeshur në video. Madje teksa fotografët turq e pyesin ajo shprehet:

“Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”.

https://www.youtube.com/watch?v=naOIVMYqQDI&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)