Pjesë e videoklipit të Butrint Imerit? Tea zbulon të vërtetën: Shpresoj mos ta gjeni kurrë…

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 13:41
Pjesë e videoklipit të Butrint Imerit? Tea zbulon të vërtetën: Shpresoj mos ta gjeni kurrë…

Pavarësisht situatave ku u përfshi, Tea Trifoni vijon që të jetë një nga ish-konkurrentet më të pëlqyera të “Për’puthen”.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo numëron 488 mijë ndjekës, me të cilët bashkëbisedon herë pas here.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Tea ka lënë kutinë e pyetjeve dhe fansat nuk i kanë kursyer pyetjet e shumta dhe nga më të ndryshmet.

Biseda virtuale me ndjekësit

A të pengon mosha e një mashkulli në qoftë se të pëlqen?

Mosha është thjesht një numër. E rëndësishme është që të pëlqeheni, të përshtateni e të kuptoheni me njëri-tjetrin.

A ke qenë ti te një klip të këngës së Butrint Imerit?

Jo, jo. Unë kam marrë pjesë vetëm tek videklipi i një kënge popullore që shpresoj mos ta gjeni kurrë.

(Kosova Sot Online)